Arbri, një prej konkurentëve të rinj në Big Brother është shprehur i shqetësuar për komunikimin e Xheisarës, gjatë të cilën nuk mungojnë as kontaktet fizike.
Ai ka treguar se jashtë ka lënë një histori të bukur dashurie dhe nuk i pëlqejnë keqkuptimet. “Jam i dashuruar dhe siç kam hyrë ashtu edhe do të dal.
Prekjet e saj i kam bezdi, erdhi një moment që ia sqarova. Ishim ulur, më vuri dorën këtu (i referohet këmbës), i thashë të lutem mos e bëj se s’më pëlqen ajo gjë.
U nxeh, një ditë gati s’më foli, pastaj u sqaruam, në rregull tha, e kisha gabim”, tha ai. Të njëjtën gjë e pranoi edhe Tani i cili shtoi: Ma ka bërë dhe mua, ma bën shpesh, më vjen zor t’ja them se e njoh.
Kujtojmë se Xheisara është një nga 5 banorët e ri që hynë të martën në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ dhe duket se ka nisur diekt nga loja.
Ajo mori famë nga “Kënga Magjike 2019”, ku u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, Jonida Maliqi. Në atë kohë u tha se Xheisara ndërhyri në marrëdhënien e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj, gjë që çoi në ndarjen e tyre.