Aktorja Arjola Demiri, banore e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ shpeshherë ka treguar fiksimin e saj për makinat, e sërish sot ka folur për këtë temë me banorët.
Teksa bisedonte me banorët e shtëpisë më të famshme në vend, deklaroi se ka qenë e para femër që ka ngarë Porsche në Shqipëri.
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola.
Aktorja pas kësaj bisede, është shprehur se e ka parë Donaldin të bëjë ‘heroin’ në shtëpinë e ‘Big brother Vip’. “Donaldin këtu brenda e kam parë shpesh të bëjë heroin dhe ndonjëherë meshkujt kur e bëjnë heroin marrin shumë karikim.
Vetë mashkulli do të ndihet superior, hero, të gjithë ashtu e ndiejnë vlerën e tij. E kam parë që e ka bërë me Semin, e kam parë që e ka bërë me Sarën,
e kam parë edhe me Monikën, e kam parë në shumë raste që e ka bërë me femrat këtu brenda. Të ndihet si protektiv, se me djemtë nuk e kam parë ta bëj këtë gjë.” – u shpreh aktorja.