Balerini i njohur, Ilir Shaqiri krahas momenteve të bukura ka pasur edhe debate të forta. 2022Banori i shtëpisë shpesh ka marrë vëmendje me deklaratat e tij brenda shtëpisë.
Njëri ndër ta është edhe ai me banorin nga Kosova, Dj Dagz, të cilit iu drejtua se nuk është shqiptar. Po ashtu probleme të tilla Iliri pati dhe me banorin tjetër nga Kosova, Dj PM.
Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, banorët kanë diskutuar teksa Iliri i drejtohet Dagz se është kosovar dhe jo shqiptar.
Ndryshe, kjo deklaratë e balerinit mori vëmendje edhe në rrjete sociale duke u shpërndarë me të madhe nga faqet e ndryshme.
Theksojmë se, Iliri është njëri nga banorët e pëlqyer nga publiku shqiptar dhe kosovar, madje shpesh është vlerësuar edhe si i preferuari i publikut.
Por, deklarata të tilla që “kosovarët nuk janë shqiptarë” nuk i shkojnë një figure të tillë si ai dhe më e pakta do ishte të kërkonte falje.