Arjola sot ka treguar rrëfimin e jetës së saj. Ajo ka realizuar klipin për linjën e jetës këtë të martë. Arjola ka treguar për tradhëtinë nga bashkëshorti i saj për rreth gjashtë vite.
Gjithashtu banorja ka rrëfyer se ka marrë mbështetje nga familja për rritjen e tre fëmijëve, përkundër faktit se vajzat tropojane kanë hasur në vështirësi në rast se janë divorcuar.
E sonte ajo pas rrëfimit të jetës së saj është befasuar nga nëna e saj. Arjola ka shpërthyer në lotë pasi ka takuar nënën e saj pas gati 100 ditë.
Ajo pasi ka takuar atë i ka kërkuar falje për të gjithë dhimbjen që i ka shkaktuar asaj. Nëna e saj e ka mbështetur atë dhe i ka kërkuar që ta shijojë kët eksperiencë.
Nëna e Arjolës ka prekur të gjithë me fjalët e mëdha që i tha të bijës së saj. Ajo i tha se është forca, krenaria dhe cmimi më i madhë i saj.
Madje ajo tha se Arjola është shembulli më i mirë i një nëne duke sakrifikuar jetën për fëmijët. Arjola ka rrëfyer shumë shpesh që e gjithë ky rrugëtim është për fëmijët e saj.