Pas më shumë se dy orësh në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të dëshmisë së tij dhënë para prokurorëve.
Duke folur për media, Berisha hodhi ak uza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa u shpreh se më 8 janar ai ishte i rrethuar nga një bandë vr asësish e tr afikantësh.
“Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kr iminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me kr imin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një ba ndë vr asësish, tra fikantësh, pe ngmarrësish, fondamentalishtësh.
Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të nar ko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me kr imin”, tha Berisha.
I ashpër është treguar ish-kryeministri Sali Berisha me liderin PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se është në kryetar i shkarkuar nga Kryesia.
Pasi dha dëshminë e tij në prokurori, Berisha u ndal për mediat.
“Më duhet t’u them se nuk do duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, mendoj unë, ose fakti më flagrant, që është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD, është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike.
Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me kr imin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty.
Duhet ta dini se, shkoni ta pyesni Erjon Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se; jeni të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është pra simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston në një vend tjetër, de facto, ia dorëzoi selinë Ramës”, tha Berisha./Shqiperiaime.com.al