Ditën e sotme, Beatrix po qëndronte në oborr me Donaldin dhe të dy po flisnin për gjërat që pëlqejnë tek një person. Donaldi i bëri të qartë se pëlqen vajzat me karakter të fortë, dhe për të bukuria nuk është pika më e preferuar te vajza që do të ketë në krahë.
Beatrix: Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.
Donald: Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.
Pas kësaj, Beatrix i tregoi rreth ëndrrës që ka parë së fundmi duke thënë se i pëlqejnë gjërat ngjyrë rozë, por Donaldi u duk sikur nuk u bind, edhe pse këngëtarja tha të vërtetën.
Beatrix: Pashë në ëndërr sikur kishte dalë një telefon i ri me push rozë.
Donald: Me push? Të pëlqejnë këllëfët me push?
Beatrix: Po vdes, janë interesantë.
Donald: Nuk je ti tek gjërat me push, edhe rozë.