Ngacmime në BBV, Xheisara i kthehet Tanit: ‘Aman se e kam të dashurin shumë xheloz, na rreh të dyve’

Gjesti i bërë nga Xheisara që ka irrituar Arbrin ka filluar të përdoret si shaka nga banorët. Teksa po zhvillojnë provën që të rrinë brenda kutive, por të mos mbështeten në mure por vetëm tek njëri-tjetri, Xheisara shkoi pranë Tanit dhe Eltonit.

Në një moment Tani i thotë: “Mos fut duart”.

Ndërsa Xheisara i përgjigjet me ironi: “Aman se e kam të dashurin shumë xheloz. Ka dhe dorë. Na rreh dhe mua dhe ty.”

Kujtojmë se para disa ditësh, prekjet e shpeshta të Xheisarës gjatë komunikimeve e nervozuan Arbrin.

Ai i acaruar i ka kërkuar asaj të ndërpresë prekjet: “Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej”

Ndërsa Xheisara iu përgjigj duke i thënë se këto veprime i bënte pa qëllim.

Author: admin