Beniada e quajti “Ydhi Dhimani”,ky është reagimi i këngëtarit

Banorja e “Big Brother VIP”, Beniada është kthyer në një nga personazhet më të përfolur dhe shkak është bërë mënyra se si ajo ua “transformon”, pa dashur, emrat artisëve shqiptarë.

Dhe këtë herë i ka ndodhur me këngëtarin nga Kosova, Ylli Limanin. Në një video, të bërë virale, Beniada dëgjohet tek e quan këngëtarin Ydhi Dhimani.

Kjo video nuk i ka shpëruar as këngëtarit i cili e ka ndarë videon në “InstaStory” dhe shkruan:

“Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”

“Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, si arush i vockël. Ydhi Dhimani. Shumë i lezetshëm”- thotë ajo ndër të tjera për Yllin.

Për faktin se Beniada i shqipton me pak me vështirësi fjalët apo emrat është ngacmuar shpesh edhe nga banorët e shtëpisë BBV./Opinion.al

 

Author: admin