“Të vjen erë”/ Donaldi “turpëron” Beniadën, tregon arsyen pse Einxhel e largoi nga krevati, ja si reagon modelja

Donald Veshaj është një nga banorët më të përfolur të Big Brother Vip, për lidhjen me Beatrixën, si dhe për historinë me Bora Zemanin.

Së fundi ajo që ka rënë “pre” e shakasë së tij ka qenë Beniada. Në një moment, Donaldi i është drejtuar Beniadës se Einxhel e ka “larguar” nga krevati pasi ajo mban erë nga këmbët.

Beniada ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është tip që edhe kur bën sporte ekstreme nuk djersitet. Ndërsa momenti më qesharak është kur ajo heq bluzën dhe i afrohet Donaldit që t’i marrë erë.

Author: admin