Ermal Mamaqi hyn të martën në ‘BB VIP’ për të nisur aventurën për çmimin e madh, aktori del me njoftim: Uroj të më mbështesni

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka bërë njoftimin zyrtar në Instagram ku shkruan se të martën do ti bashkohet Big Brother-it. Teksa ndan një foto me Arbanën, ai kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shaka e Ermalit, i cili njihet për batutat e tij, por kjo nuk i pengon fansat që të mendojnë se ai do ti bashkohet realisht shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale./m.j

Author: admin