Plas sherri në ‘BB VIP’ për xhelozi/ I qëndroi afër Donaldit, Beatrixi kapet me Egzonën: Edhe unë e kam vlerësuar maksimalisht!

Një zënkë e re ka nisur mes Egzonës dhe Beatrixit dhe për këtë duket se është bërë shkak Donaldi.

Kjo për faktin se Beatrix konsideron se Egzonës nuk ia ka ndjerë në një mënyrë për debatet e ashpra me Donaldin.

Ndërkohë, Egzona ka qenë ajo e cila i ka këshilluar çiftin dhe ka komentuar situatat e ndodhura mes tyre.

Më vonë, Egzona ka menduar se Beatrix është ndjerë keq dhe është sqaruar me të, megjithatë atë gjë Egzona e preku sërish në edicionin e mbrëmshëm gjë e cila i ka penguar Beatrixës.

“Unë jam sqaru me të, ajo e tha prap në prime edhe nuk ka ardh mem tregu atë ditë kur Donaldi ka qenë tu pikturu”, i thotë Beatrixa, Arjolës teksa bisedon me të.

Ndërsa në një video tjetër, derisa banorët po qëndrojnë në oborr Xheisara me Egzonën largohen. Beatrix i përshendet me natën e mirë, reagimi i Egzonës merr vëmendje i cili duket paksa acaruese, mirëpo i jep një përgjigjje.

“Në dhomë të rrëfimit po shkojmë”, i thotë Egzona.

Këtë moment Egzona e ka komentuar edhe me Xheisarën.

“Mua dhe tani po më vjen keq,unë dola në nominim dhe pashë që Trixa të përqafoi ty,ndërsa mua nuk më tha asgjë.Unë kur erdha,javën e parë,u mundova ti qëndroj Trixës afër dhe absolutisht nuk jam pishman sepse e kam bërë me zemër,e kam bërë sepse e kam ndjerë dhe e kam parë që nuk ka qenë aspak mirë”,tha Egzona.

Më pas në opbnor ka diskuruar edhe me Beatrixin.

“Çdo përqafim që ta kam dhënë ,ta kam dhënë se më ka ardhur shpirtërisht”,tha Egzona.

“Edhe unë e kam vlerësuar maksimalisht”, i tha Beatrix.

“Mua më erdhi shumë keq që prej asaj nate,që nga Prime i kaluar për distancën që ti ke krijuar mes nesh”,tha Egzona./m.j

Author: admin