Gjatë spektaklit të djeshëm Donaldi tha diçka që është anashkaluar nga të gjithë: “më ka dalë një pikë e kuqe të e bardha e syrit nga tensioni”, tha ai.
Përveç kësaj ai ka pësuar një ndryshim të madh në peshë, Romeo thotë që janë dhjetë kilogramë minus.
Sigurisht që shkaku ndoshta është edhe i situatave në shtëpi të cilat mbase edhe i kanë shkaktuar stres.
Në një postim në profilin zyrtar në Instagram te Donaldit, të cilin e menaxhon vëllai i tij binjak, Romeo, thuhet se ai ka rënë shumë në peshë.
“Po e ndiqni buçkon? Apo nuk njihet më me 10 kile minus “bbvip”, shkruan Romeo në mbishkrimin e imazhit.Shpresojmë që produksioni t’i monitorojë fizikisht dhe psikologjikisht banorët që janë izoluar tashmë prej 3 muajsh në shtëpinë e Big Brother VIP.