Pushimet e para si çift, ja cilin destinacion zgjodhën Sarah dhe Pm

Një nga çiftet më të dashur të publikut nga shtëpia e “Big Brother VIP” është padyshim çifti PM dhe Sarah.

Pas daljes së blogeres nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se ata po e vazhdojnë marrëdhënien e tyre jashtë dhe i kemi parë thuajse kudo bashkë.

Pas daljes së Sarah, PM këto ditë ka qëndruar në Shqipëri e po shijon momentet me partneren e tij.

Përmes disa postimeve në Instastory, ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e para si çift. Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion ideal për të kaluar disa ditë të bukura në borë.

 

Author: admin