Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti ka zbuluar detaje rreth parashutave që kalojnë sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Në emisionin ‘Expuls’ ka treguar se gjatë një bisede me biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.
“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.
Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, tha Anaidi.
Arjola është një nga konkurrentet më të forta të shtëpisë, e cila është përfolur shumë për historinë e saj prekëse të të kaluarës.