Këngëtarja Fifi ka folur për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP dhe mënyrën se si e kanë përjetuar prindërit e saj.
“Nëse unë kam qarë 2 herë, babi ka qarë 5 herë”, tha Fifi në një intervistë për Fan Club. Ish-banorja foli gjithashtu edhe për takimin e saj me të atin, teksa ishte brenda në BB VIP.
“Unë kam pasur një debat para se babi të vinte të më takonte dhe ai nuk e ka parë çfarë kishte ndodhur, sulmin që më ishte bërë. Tani që e ka marrë vesh më thotë ta kisha dit, kurrë nuk do të kisha folur ashtu. Nuk do kisha qëndruar pa të thënë të dua. E ajo më dhembi shumë. Se edhe kur më përqafoi, e kuptova se diçka e kishte prekur”, tha Fifi.
Kjo e fundit shtoi se babai është pika e tij e dobët dhe e fortë, ashtu edhe mami. “Njerëzit që kanë sakrifikuar shumë për mua, e unë tani për ta. Jam në gjendje të jap jetën për ta nëse duhet, se realisht jam krenarë se si na kanë rritur pasi erdhëm nga Gjermania, me kushtet që kishim dhe gjërat që kemi kaluar. Sa shtëpia kemi ndërruar, 18 vjet nëpër shtëpi të tjerëve derisa patëm kasollen tonë. I bekoftë Zoti prindërit e mirë”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.
Ndër të tjera tha se banorët brenda shtëpisë janë shumë fallco dhe se shumë pak aty brenda ishin realë.
“Nuk dua të përmend kush janë fallco, se nuk dua që ti jap vëmendje, por mund të them kush janë të vërtetë. Për mendimin tim, Monika për mua ka luajtur kaq bukur që nga fillimi deri tani. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveç se ka aktru në disa vende, por që më ka pëlqyer loja e saj.
Donaldi gjithashtu ka qenë origjinal në çdo drejtim, ndërsa Triksa është shumë reale, por më vjen keq se është e ndrydhur” –tha Fifi.