Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i këtij sezoni të Për’puthen që po vijojnë të shijojnë lidhjen e tyre jashtë programit të dashurisë. Të ftuar në emisionin “Breaking” kanë folur për marrëdhënien e tyre.
Cili është momenti më i bukur nga program?
Alvisa: Pjesën e deklarimit. Kisha përgatitur shumë gjëra për të thënë dhe mezi thashë 2 fjali.
Bashkim: Puntata e fundit kur kemi dalë bashkë dhe puthja ishte momenti më i bukur.
Si është marrëdhënia me Arjan Konomin sot?
Alvisa: Nuk kam asnjë komunikim. Që kur kam hyrë më ka pritur me këmbët e para. Nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie që të jetë thyer.
Bashkim: Në fillim i kam pasur marrëdhëniet mirë me Arjanin pastaj kur u afrova me Alvisën, hyra në një territor që nuk i pëlqente.
Cili është më i dedikuar?
Alvisa: Nuk jemi të bezdisur por duke qenë se Bashkimi është shumë i keq, mundohem të jem më e mirë.
Bashkim: Më parë telefonoj se shkruaj me mesazhe.
Gjëja që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen tek njëri-tjetri?
Alvisa: Më pëlqen më shumë artikulimi dhe kur nervozohet flet pa fund. E kam problem dhe këtë të mesazheve çfarë të bëjmë.
Bashkimi: Është me këmbë në tokë Alvisa, nuk mendoj se është më e njohur sesa është. Nuk i pëlqen zëri kur nervozohet./Shqiperiaime.com.al