“M’i nis mua mesazhet me lule se më çojnë vetëm grushte dhe flakë”, Basha batuta me Grida Dumën

Kryedemokrati ka shkëmbyer batuta me gratë e Lidhjes së Gruas Demokrate gjatë një takimi të zhvilluar gjatë mesditës së sotme në një lokal në kryeqytet.

Basha mori fjalën teksa fliste, nënkryetarja e PD Grida Duma e cila tha se një prej anëtarëve të Lidhjes së Gruas Demokratike i çon çdo ditë këngë dhe lule.

“Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha ajo.

Në këtë fjalë Basha ndërhyri duke ironizuar edhe situatën e krijuar në PD pas përplasjeve të brendshme.

Ai i kërkoi Dumës të shkëmbejnë bashkë mesazhet pasi atij i çojnë vetëm grushte dhe flakë.

“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha. abcnews.al/Shqiperiaime.com.al

Author: portali