Ajo nisi të dramatizonte çdo situatë, duke reaguar me tone të larta në shtëpi dhe duke shfaqur skena xhelozie për afrimitetin e Egzonës me Donaldin.
Duke diskutuar për këtë temë në spektaklin e sotëm, Einxhel tha se veprimi i Beatrix nuk ishte i drejtë, për sa kohë që e bëri Egzonën të ndihej keq.
Ndërsa Beniada tha se u shqetësua shumë kur e pa këngëtaren me ato sjellje të çuditshme.
“Dola nga dentisti dhe pashë një psikopate, një të çmendur. Unë kam menduar që Triksa nuk bëhet më”, tha Beniada.
“Në ato momente menduam që Triksa humbi lojën, humbi imazhin”, tha Einxhel, ndërsa Egzona nga ana tjetër shprehu keqardhje për faktin se banorët në ato momente qëndruan pranë Beatrix dhe jo pranë saj, që po qante në një cep të shtëpisë, e lënduar nga akuza e aktores, që në një moment i tha “merre Donaldin, ta kam falur”.