‘Do që ta flasim çfarë kemi pasur jashtë?’, kunja mes Donaldit dhe Einxhel

Përplasje të forta kanë pasur Donaldi dhe Einxhel këtë javë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Einxhel akuzoi Donaldin për fallcitet pasi ai nuk ka koherencë në gjërat që thotë.

Donaldi fillimisht e konsideronte moderatoren si lojtare të fortë, por ai më pas u shpreh se arsyeja pse nuk e do brenda shtëpisë është se ajo i jep pikë Ilirit.

Në një moment në klipin që u shfaq, Einxhel vuri ne dukje edhe faktin se ajo me Donaldin kanë pasur një mosmarrëveshje jashtë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Do që ta flasim çfarë kemi pasur jashtë?

Einxhel: Po të doja do kisha folur.

Donaldi: Unë mendoj se Einxhel i jep pikë Ilirit, sepse ndihmon lojën e tij dhe unë e dua jashtë. Einxhel ka ngrënë ofendime të rënda dhe i është thënë je kot, je fallxhore, do të masakroj etj. Einxhel ka ndryshuar lojë.

Einxhel: Unë kur shoh që dikush ndryshon sjellje nuk kam pse ta zgjas. Kam marrë ofendime, por kam parë se diçka ka ndryshuar, më është kërkuar falje. Kur më është thënë jam kot, kam thënë s’kam pse e zgjas, sepse e di shumë mirë që s’jam kot dhe se personi nuk e mendon atë gjë. Donaldi më ka folur shpesh se pse unë e kam toleruar Ilirin, po kjo është natyra ime.

Donaldi: Unë të dua jashtë kësaj shtëpie se ndikon te loja ime.

Author: admin