Aktorja Arjola Demiri tregon për herë të parë çfarë ndodhi pas puthjes me Bujar Asqeriun: Shkalloi fisi kur e panë, mami më thoshte ça faji kam unë…

Aktorja Arjola Demiri ka treguar paragjykimet me të cilat është hasur epër shkak të profesionit të saj. Teksa bisedonte me konkurenten tjetër të “BBVIP”, moderatoren Einxhel Shkira,

Arjola i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur shqiptar, të madhin Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.

“Bëra filmin Njerka, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur.

I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”-tregoi ajo teksa ndodheshin në oborrin e suites ku nuk munguan të qeshurat.

Filmi me regji dhe skenar të Leka Bungos tregon historinë e një prokurori të korruptuar që ka të dashur një vajzë të re me shumë diferencë nga vetja, e cila dashurohet me djalin e tij.

Pra, me pak fjalë një histori e kohëve të sotme ku dëgjojmë shpesh raste të tilla, ku zyrtarë të lartë shfrytëzojnë pushtetin për epshet e tyre.

 

Author: admin