Si asnjëherë më parë, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur një nominim krejtësisht i papritur. Pas një organizimi shumë të bukur festiv me këngë, kërcim dhe aktrim, Einxhel është detyruar të votojë një banor për ta nxjerrë nga shtëpia.
Alternativat ishin 3: Arjola, Beniada dhe Monika. Bukuroshja e ekranit zgjodhi rivalen e saj të fortë, Monika Lubonja. Aktorja u duk se e priste këtë nominim dhe tha thjesht “surprizë e bukur”.
Kjo në fillim u mor si një lojë nga producentët e Big Brother, por nuk rezultoi kështu. Ky nominim vlen për të martën e ardhshme, jo për të premten, kur në nominim do jenë Einxhel, Beatrix dhe Donald.
Big Brother VIP ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij fenomeni në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.
Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë € secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë €, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas lajmit nga portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).
Deri tani, favoritët kryesorë për ta fituar Big Brother VIP janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Banore e fortë në shtëpinë më të famshme në vend është edhe Arjola Demiri, pa harruar Einxhel Shkirën.