
Mbrëmjen e djeshme, në “Big Brother VIP”, u shpall i preferuari i publikut Ilir Shaqiri. Por ky komunikim i Arbanës nuk u prit aspak mirë nga publiku, që nga personazhet e famshëm që komentojnë këtë reality shoë në profilet e tyre në Instagram e deri te mijëra komentues në rrjetet sociale që akuzuan “Big Brother” se ky nuk ishte në fakt vendimi i publikut dhe se votat e tyre nuk janë marrë aspak për bazë.




Ndërkohë Iliri është trajtuar si një nga konkurrentët më të fortë dhe është një ndër banorët i cili e ka përmendur më shumë finalen. Nëse nuk e mbani mend, po jua rikujtojmë që disa vite më parë në një program televiziv të 7 viteve më parë, “Dancing With The Stars”, ka marrë pjesë në garë edhe trashëgimtarja e Top Channel, ku kryetari i jurisë ka qenë edhe Ilir Shaqiri.




Lori Hoxha mori çmimin e madh dhe u shpall fituesja e Dancing With The Stars ku konkurronte në finale përball një nga konkurrentevë më të forta në atë kohë, Flaka Krelanit. Fitore kjo e cili u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e Top Channel.




Një video Ilir Shaqiri në “Dancing With The Stars” i numëron Lorit të gjitha aftësita e mira në kërcim dhe e vlerëson maksimalisht.
Në foto ajo që bie në sy është edhe ndryshimi drastik i Lori Hoxhës në paraqitjen fizike krahasuar me ditët e sotme, ku në të vërtetë nuk njihet.