Aktorja Arjola Demiri ka treguar paragjykimet me të cilat është hasur epër shkak të profesionit të saj. Teksa bisedonte me konkurenten tjetër të “BBVIP”, moderatoren Einxhel Shkira,
Arjola i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur shqiptar, të madhin Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin Njerka, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur.
I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”-tregoi ajo teksa ndodheshin në oborrin e suites ku nuk munguan të qeshurat.
Filmi me regji dhe skenar të Leka Bungos tregon historinë e një prokurori të korruptuar që ka të dashur një vajzë të re me shumë diferencë nga vetja, e cila dashurohet me djalin e tij.
Pra, me pak fjalë një histori e kohëve të sotme ku dëgjojmë shpesh raste të tilla, ku zyrtarë të lartë shfrytëzojnë pushtetin për epshet e tyre.