Donaldi ka lënë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”! Për pak minuta! Ai ka marrë një suprizë shumë të veçantë sonte, duke plotësuar një nga dëshirat e tij më të mëdha.
Moderatori, intervistoi sonte, në studion e “Big Brother”, Arbana Osmanin. Krejtësisht i emocionuar, Donaldit iu desh pak kohë të mblidhte veten.
Ai nisi menjëherë nga pyetjet për moderatoren. E pyetur për kujtimin më të bukur nga fëmijëria, ajo përmendi kohën e kaluar tek gjyshërit, dhe dashurinë për gatimin.
E pyetur për fillimet e saj në karrierë, ajo tha se kishte patur vështirësi, dhe po ashtu ishte gjykuar shumë, sidomos nga vajzat dhe gratë.
E pyetur se ku e gjen forcën, Arbana përmendi fëmijët, Edin, dhe njerëz që e lidh puna. Madje, zbuloi se për një kohë shumë të gjatë, ka shkuar tek terapisti dhe ka kërkuar ndihmë.
“Çfarë nuk të pëlqen tek Eduarti?”, e pyeti Donaldi por përgjia e Arbanës ishte: “Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen”. Moderatorja tregoi se e kritikon që është neglizhente, për gjobat që merr, etj, duke treguar me humor diskutimet mes tyre.
“Nëse do të ishit banorë në ‘Big Brother’ ti dhe Eduarti, kush do të fitonte?”, e pyeti moderatori por Arbana tha pa hezituar Eduarti. Në një nga intervistat më të rralla dhe më funny, moderatorja zbuloi disa “sekrete”, ndërsa Donaldi plotësoi dëshirën e tij më të madhe! /News31