Arbana Osmani e paralajmëron publikisht Donaldin: Ndyrsho përndryshe…

Arbana Osmani e paralajmëron publikisht Donaldin: Ndyrsho përndryshe…

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë nuk kanë munguar debatet, ku protagonist ka qenë Donaldi.

Këto keqkuptime janë shoqëruar shpesh herë me tonë të larta zëri dhe ofendime.

Nuk kanë qenë të paktë dhe banorët që janë shprehur të shqetësuar emocionalisht nga situatat e krijuara.

Disa prej tyre kanë pretenduar se mënyra e komunikimit të Donaldit tejkalon në bullizëm dhe në tension psikologjik.

Në këtë kuadër ka qenë moderatorja Arbana Osmani e cila i drejtoi atij një këshillë dashamirëse.

“Tonet e zërit duhet të kontrollohet, mund të komunikohet edhe pa ofendime. Duhet respektuar çdo person i cili në momente të caktuara ka një rol të caktuar. E di që përfshihesh emocionalisht por duhet të kontrollosh reagimet e tua, përndryshe e di se çfarë ndodh”,- tha Arbana./Shqiperiaime.com.al

Author: portali