Arbana Osmani publikon foton më të bukur të këtij viti dhe të gjithë do e pëlqeni

Arbana Osmani, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, u bë nënë e një tjetër djali një vit më parë. Diell ishte fryt i dashurisë së ikonës së ekranit me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin është njohur në ambientet e punës. Eduarti ka një lidhje të ngushtë dhe me djalin e madh të Arbanës, Jonit.

Këtë e ka treguar së fundmi dhe Arbana me një postim që ka bërë në Instastory. Duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej ndjekësve, se cila është fotoja e preferuar për këtë vit që po lëmë pas, Arbana i është përgjigjur me një moment ku shihet partneri i saj me Jonin dhe Diellin. “4 Janar 2021” ka shkruar ajo krahas fotos.

Me disa foto dhe video nga shtëpia e fëmijës, Arbana Osmani ka zbuluar nismën e këtij fundviti, të realizuar për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të vegjël në nevojë. Moderatorja ka dërguar atje së bashku me Eduardin, Jonin dhe mbesën, Kenzën shumë kuti dhuratash.

“Këtë mëngjes, në shtëpinë e foshnjes “Hana dhe Rozafa” për të takuar fëmijë të mrekullueshëm që kanë nevojë për dashuri e përqafime çdo ditë”, ka shkruar Arbana.

Një vit më parë moderatorja vendosi të gatuajë gjelin e detit me përshesh dhe e çoi atë së bashku me Edin në shtëpinë e zotërisë që e fitoi.

Kujtojme se në vigjilje të Krishtlindjeve banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar nga moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani.

Ajo ka hyrë brenda në shtëpi pas përfundimit të spektaklit duke u çuar një pije dhe një dhuratë që do të shpëtonte vetëm dy prej banorëve.

Brenda një kutie, Arbana çoi bileta për secilin banor, por në vetëm dy prej tyre do të ketë bileta kthimi. Pra, dy banorët me fat, në rast se votohen nga publiku për të dalë nga shtëpia, do të jetë bileta ajo që do i kthejë sërish brenda.

 

 

Author: admin