Arbana Osmani ka zgjedhur mbrëmjen e sotme të jap një ndër intervistat e saj të rralla për jetën profesionale, por mbi të gjitha dhe atë personale.
E pyetur nga Donald Veshaj për marrëdhënien e saj me Eduart Grishaj, bashkëshortin dhe babain e djalit të saj, Arbana ka zgjedhur të flasë.
Ajo ka treguar se nuk ka asgje e cila nuk i pëlqen nga Eduart Grishaj, teksa ka konfirmuar se është e përfshirë e gjitha, “kokë e këmbë” dhe e dashuruar me partnerin e saj.
“Është një njeri i rrallë, është fantastik. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti.”- tha Arbana.