Ylli Limani është i ftuar special këtë mbrëmje në “Big Brother VIP”, ku do të komentojë situatat e banorëve brenda shtëpisë.
Ylli ka treguar se arsyeja pse nuk do bëhej pjesë e këtij reality show është sepse ka një familje shumë emocionale, e cila i përjeton shumë daljet e tij publike.
“Unë për vete kisha hyrë në Big Brother, por nëse nuk do kisha pasur një familje shumë emocionale që përjeton çdo dalje time publike, domethënë me emocion. Sot garant në këtë moment po dridhen. Imagjino të shohin 24 orë. Dhe kur kam qenë në voice, ata kanë marrë qetësues”, është shprehur Ylli.