
Ish-konkurreni i Për’puthen Atdhe Xharavina ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen e mediave me një postim në Instastory.
Teksa kishte publikuar një foto të tij nga palestra dhe para pasqyrës Atdheu ka bërë një sondazh ku pyeste ndjekësit e tij nëse duhet të hiqte varësen apo jo.




Ky reagim vjen direkt pas bërjes publik të lajmit se Bora Zemani kishte hequr varësen që partneri i saj Donald Veshaj ia kishte dhuruar për 3-vjetorin e lidhjes së tyre.
Duket se Atdheu ka dashur të tërheq vëmendje dhe njëkohësisht të ‘thumboj’ moderatoren Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, por shumë shpejt është penduar dhe ka fshirë postimin e tij në story.