
Iliri dhe Fifi janë përfshirë në një debat të ashpër që ka përfshirë edhe banorët e tjerë.
Në një moment, Iliri dëgjohet duke komentuar ofendimet e Fifit me Sabianin dhe Arjolën. Në atë moment ka ndërhyrë Donaldi, por Iliri i bindur është përgjigjur se nuk kanë marrë asnjë dënim prej tij.




Iliri: Më përmend ajo mua nominimet. Le që s’kemi bërë gjë njëherë. Shkon e del në festë, vjen nga festa, flet perla. I mbaka mend mirë se të mos i mbante mend do ishte gjysma e së keqes. Balerin me kavilje të thyer më thotë mua ajo. Pse kam ardhur unë këtu të më marrë analizë Fifi.
Dëgjohet Fifi duke qeshur…




Iliri: Zgërdhihu. Normal që do zgërdhihet se i krehin bishtin të gjithë.
Donaldi: Për pjesën e Fifit nuk flas dot se i dini vetë gjërat, por…
Iliri: Nuk e ndjej se e keni ngrënë dënimin prej meje. Shko pyet produksionin.