
Disa ditë më parë, këngëtarja Fifi pësoi një kolaps emocional gjatë debatit me opinionisten Balina Bodinaku. Gjendja e saj shëndetësore u bë edhe shkak që Fifi të merrte vendimin për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP.




Opinionistja Balina Bodinaku ka rrëfyer se fillimisht nuk e kuptoi se cfarë ndodhi, por më pas kuptoi se Fifit i kishte rënë të fikët, për të cilën u shqetësua shumë.




Balina: Nuk po i thoja as çerekun e gjërave që doja t’i thoja. Situata e Fifit njihej, kështu që isha munduar të isha më e kujdesshme. Në moment të parë, nuk e kuptova se çfarë ndodhi se kamera nuk nxirrte më Fifin e mu deshën pak sekonda për të kuptuar një gjë të tillë. Ndjesia e parë ishte shqetësim, konfuzion mendimesh.