Vëllai i madh i ka vendosur që banorët përpara një detyre. Ata duhet të sjellin brenda shtëpisë së Big Brother disa nga emisionet më të ndjekura të Top Channel, mes tyre edhe Përputhen.
Arjola është banorja që ka vendosur të drejtojë emisionin në vend të Borës, ndërsa të tjerët janë ndarë në dy grupe, djemtë dhe vajzat, fiks si në emision.
Monika, Xheisara dhe Beniada e kanë nisur lojën në karriget e vajzave ndërsa nga ana e djemve janë ulur Arbri dhe dy banorët e rinj që kanë hyrë mbrëmë, Dritani dhe Eltoni.
Ata po e shijojnë këtë moment duke luajtur, ndërsa Donaldi duket pak në siklet duke pasur parasysh se ky program moderohet nga Bora Zemani.