
Dënimi i “Vëllait të Madh” nuk është pritur mirë nga banorët.
Ata do të duhet të jetojnë në Dhomën e Dënimit për shkak të zgjimit të vonuar.
Kjo gjë është kundërshtuar nga banorët të cilën këmbëngulën se rutina e tyre individuale nuk mund të ndryshojë brenda shtëpisë deri në pikën kur mund të ndikojë edhe procesin e gjumit.




” Unë ashtu kam jetuar gjithnjë, këtu po bëj maksimumin që të përshtatem por kjo nuk do të thotë që të ndryshoj edhe gjumin. Është shumë e rëndë…”,- tha njëri prej tyre.
Gjithësesi ata ranë dakort se që këtej e tutje do përpiqen të jenë të kujdesshëm me oraret.