E fiksuar pas pamjes së saj, Beatrix Ramosaj i ka çuditur sot të gjithë, duke iu kënduar këmbëve të saj, dhe duke falenderuar të ëmën për to.
Në një moment teksa vajzat e shtëpisë ishin duke konsumuar kafe së bashku, dhe duke shijuar rrezet e diellit, Beatrix Ramosaj iu drejtua mamit të saj, Antigone Ramosaj, duke e falënderuar për këmbët, ndërsa shtoi se “gjoksin nuk ia dha’, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.
Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj dhe i shpreh “dashurinë”: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”, ndërkohë që vajzat e tjera po përpiqeshin që ti ndiqnin batutat e saj.
“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam (i drejtohet banoreve) Këmbë më të bukura pz nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.
Më tej ajo tregoi se vazhdimisht gjatë verës, iu fliste miqve të saj për këmbët dhe dukej e marrosur pas tyre. Në një moment Arjola u shpreh ‘Edhe mua mi dha mami, por nuk dita që ti mbaja’.