“Top Channel” ka publikuar përmbledhjen e asaj çka do të ndodhë në PRIME-n e rradhës së ditës së martë në “Big Brother VIP”
Gjatë videos, ka tërhequr vëmendjen një frazë që i referohet Beatrix, ku theksohet se këngëtares do t’i bëhet një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë.
“Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”
Ndërkohë, rikujtojmë se emisioni i së martës, përkon me natën e dytë të “Festivalit të Këngës”, ku pjesmarrës në garën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovison” është vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj.
Mos ndoshta kjo surprizë kaq e madhe për Beatrix bëhet fjalë për një vizitë të saj në Pallatin e Kongreseve për të parë te vëllain e saj nga afër teksa performon?
Rikujtojmë se nata e parë do të përfshijë 20 këngëtarët konkurrentë, nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë, me çdo emër që ka lënë gjurmë në këtë festival në 60 vjet histori dhe nata e tretë, 29 dhjetor, do të jetë e përshtatur sipas formatit të “Eurovisionit”, për të përcaktuar kështu edhe fituesin.
Netët e Festivalit do të ndiqen nga publiku, me numër të kufizuar, ndërkohë që do të kërkohet çertifikata e vaksinimit dhe tamponi negativ.