Beniada nuk di si i bën pula vezët dhe pyet për çfarë duhet gjeli! Donaldi i kthen përgjigjen epike (video)

‘Vëllai i madh’ ka futur brenda shtëpisë disa kafshë, për të cilat duhet që të kujdesen banorët. E sigurisht që në mesin e tyre nuk mund të mungonin pulat, të cilat kanë hapur një bisedë mjaft interesante mes disa prej banorëve.

Teksa ndodhej e ulur me Arbërin dhe Eltonin në sallon, Beniada shprehet: “Pula nuk ka nevojë për gjelin për të bërë vezën, e bën vetë”. Kaq mjaftoi që banorët të diskutonin rreth kësaj.

Beniada: Jo, s’ka nevojë për gjelin për të bërë vezët, e bën vetë pa gjel! Arbëri: Duhet gjeli, apo jo? A duhet gjeli për të bërë vezë? Se na ka ngatërru

Beniada: O Donald, për të bërë vezën a duhet gjeli? Apo nuk ka nevojë për gjelin? Donaldi: Po pra, jemi çunat e shtëpisë, nuk ka nevojë për gjela

Eltoni: Gjeli zakonisht që të bien klloçkë… Beniada: Po gjeli çfarë bën atëherë? Arbëri: Gjeli është gjel, rri kot! Beniada: Çfarë ndodh me pulën? Donaldi: E ka thjesht për kënaqësi!

Kujtojmë se ditën e djeshme “Vëllai i Madh” e ktheu shtëpi në në fermë duke sjellë disa “mysafirë” të rinj

 

Author: admin