Këtë javë një ‘ari’ ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Banorët duhet të veprojnë sikur nuk është pranë tyre dhe të mos bëjnë asnjë reagim.
Mbrëmjen e kaluar, Beniada u frikësua në një moment nga ariu por kush shkoi të flinte, zgjodhi ta provokonte.
Teksa po qëndronte me Monikën dhe Arjolën, Beniada po bëhej gati për të fjetur dhe u ngrit duke kërcyer.
Ajo dukej se po bënte një performancë dhe shpesh ngrinte fustanin e gjumit duke treguar të pasmet dhe ariu mbulonte sytë.
Nuk kanë qenë të pakta momentet kur ariu ka shkaktuar të qeshura.