
Me siguri të gjithë e mbani mend Elton Tozaj nga BB2. Po ashtu mbani mend dhe Fjorentina Halilin nga BB9.
Të dy këta, ishin të ftuar në “Expuls” nga Ronaldo Sharka në episodin e radhës ku folën për këtë edicion me VIP-a si dhe për edicionet e tyre respektive.
Pyetja qe Sharka shtroi ndër të tjera ishte: A është parashikuar fituesi i “Big Brother Albaniq VIP?”




Për këtë, Elton Tozaj tha: Poooo, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë. Këtë e vërtetoi dhe Fjorentina Halili.
Sipas dy ish konkurrentëve, emrat qe lakohen si fitues, si Donaldi dhe Iliri nuk fitojnë.
Elton Tozaj shtoi gjithashtu se në edicionin e tij, në dhomën e rrëfimit ka marrë instruksione.