Shkrimtari Elhaid Cufi ishte banori i parë i cili u eleminua nga “Shtëpia e Big Brother VIP”. Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij, ai jo vetëm mori dashamirësi dhe vlerësim nga publiku, por edhe fitoi një mik shumë të mirë brenda shtëpisë, Donald Veshajn.
Madje, edhe pas largimit të tij nga gara e “Big Brother VIP”, shkrimtari më i njohur i rrjeteve sociale, u pa të kalonte shpesh kohë me vëllain binjak të Donaldit, Romeo Veshaj.
Duke përfituar edhe nga atmosfera festive e natës së ndërrimit të viteve, por edhe duke iu referuar mbështetjes që ka dashur t’i dhurojë mikut të tij, Elhaid Cufi shkruan një dedikim prekës.
“Miq janë ata që gjejnë gjithmonë nji buzëqeshje me ta dhanë, atëherë kur bota s’don me të pa të lumtun. @romeoveshaj, @donaldveshaj na mungon fizikisht. Uroj ta keni mbyll me buzëqeshje vitin 2021, e vetëm të mira e lumturi gëzofshi në çdo ditë të jetës.”- ka uruar ai.
Rikujtojmë se Donaldi është në një pikë kulmore të garës se tij, në të cilën duket se ka goxha presion nga kamerat dhe izolimi.
Ai po mundohet ta përballojë sa më mirë edhe pse vështirësitë janë reflektuar në momente kur situata i ka dalë jashtë kontrollit.