Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit rreth dy javë më parë, u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke i bërë surprizë të vëllait. Kur po e këshillonte mbi mënyrën si duhej të sillej, Romeo i kujtoi Donaldit se edhe pse u vu me shpatulla pas murit u tregua burrë duke mos folur.
Por teksa Bora Zemani thumboi Donaldin gjatë “Përputhen Prime” ku tha se një djalë nuk duhet të luajë me dy vajza pasi në fund mund të mbetet vetëm.
Duket se përgjigjen e ka marrë nga vëllai i tij, Romeo. Ky i fundit ka shpërndarë në instagram një pjesë shkëputur nga një film shqiptar duke i dërguar një mesazh moderatores.
“Nga 6 veta që ishim atë natë kemi mbetur gjallë vetëm ne të dy. Asnjeri tjetër nuk e di atë ngjarje”, thuhet në videon e shpërndarë nga Romeo.