Mbrëmjen gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’, Donald Veshaj vendosi që të hapte kutinë e Pandorës, e si pasojë pati edhe një vendim shumë të vështirë për të marrë. Ai duhej të zgjidhte 3 emra që t’i nxirrte në nominim, përfshirë edhe veten.
Si pasojë, aktori i humorit tha emrin e tij, Ilirin dhe Meridianin. Pikërisht kjo u diskutua pas përfundimit të spektaklit. Banorët dhanë mendimet e tyre se si do të ishte zgjedhja e tyre nëse do të ishin në vend të Donaldit
Biseda mes banorëve/ Iliri: Si do ta kisha bërë unë? Dj Dagz: Po! Iliri: Tek për tek po. Të kisha futur një të tretë mes nesh jo. Einxhel: Unë do e kisha bërë. Do kisha futur veten e të tjerë
Iliri: Do kisha futur tre që për mendimin tim janë barazim! Arjola: Ça do bëje? Iliri: Arjolën dhe Beniadën në nominim! Arjola: Ti? Iliri: Po! Arjola: Vërtet? Zë be për kokë…
Iliri: Nuk zë be! Einxhel: Shoqen e ngushtë Monen nuk do e fusje, do e lije jashtë? Iliri: Jo se dua ta shoh akoma këtu! Arjola: Do të më shohësh në nominim? Edhe thotë Iliri nuk jam lojtar! Iliri: Nuk besoj se ke frikë nga nominimi
Arjola: Jo nuk kam frikë. Kë do të nxjerrësh nga ne të treja? Iliri: Atë e vendos publiku, nuk e vendos unë. Arjola: Je bërë i rrezikshëm. Paskemi armiq mes nesh. Einxhel: Zemra, Iliri ka qenë gjithmonë mes nesh, nuk është se erdhi sot
Iliri: Do ta kishe pasur problem këtë? Arjola: Nga ty nuk e pres
Iliri: Pse?
Arjola: Jo tani, nga 18, nga 14 e sipër edhe e prisja. Ok, më nomino! Iliri: Edhe ti më nomino! Arjola: Jo zemër. Parimet e mia janë parime, nuk i shkel për askënd. Nuk të nominoj kurrë. Gëzuar Ilir, të paça
Iliri: Nominimi të jep forcë. Arjola: Unë jam e fortë. Iliri: Edhe në nominim je e fortë. Arjola: Unë kam thënë në një moment do të nominojmë, por jo në këtë fazë