
Pas spektaklit të së martës mbrëma, Fifi është shfaqur e penduar për sjellen kundrejt Sarës.
Teksa po bisedonte me Pajtimin ajo deklaroi se e ka tepruar me sjelljen e saj por e gjitha ka ardhur si pasojë e dashurisë dhe përkujdesjes për Pajtimin.




‘’Pas gjithë situatës u ndala dhe llogjikova, unë kisha problemin tënd sepse të kam shumë xhan. Mua mu duk sikur Sarah nuk ishte e sinqertë sepse një ditë tha ndryshe dhe ditën tjetër tha ndryshe. Çdokush dashuron ndryshe’’,- tha ajo.




Nga ana tjetër Pajtimi i këshilloi këngëtares që të mos bëhet nervoze për të tilla gjëra duke kërcënuar kështu seriozisht edhe shëndetin e saj.
‘’Pse duhet të stresohesh ti? Pse duhet të bëhesh ti keq për të tilla gjëra’’,- tha ai.