Ditët e fundit nuk kanë qenë fort të mira për çiftin e “Big Brother”. Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmshëm. “Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”,-i tha Beatrix.
“Për çfarë të kam shtrydhur?”, e pyeti Donaldi. “Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme.
Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur, e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di, pastaj thonë njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”,-u shpreh Beatrix. SHIKO VIDEON
Natën e 31 dhjetorit banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar nga mamatë e tyre dhe njerez te tjere te aferm.
Kështu dhe Beatrix ka provuar një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi, me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit, teksa duhet t’i dërgonte një mesazh.
Me sa duket gatimi i ka pëlqyer Beatrixit, e cila e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj, duke treguar madje se kishte ngrënë dhe pjatën e Sarës.
Ndërkohë që banorët e tjerë i sugjeronin si të shprehej, një nga vajzat i tha madje të thoshte se i puth të dyja duart “vjehrrës”, por as Donaldi nuk ka dashur, duke i thënë qartë ‘jo’.
“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.