Ç’po ndodh mes Noizy-t dhe Bora Zemanit? Video e tyre po shpërndahet kudo në rrjet

Më datën 9 janar, moderatorja Bora Zemani festoi ditëlindjen. Ajo kishte organizuar një festë të veçantë, ku mes shumë të ftuarve ishin edhe personazhe të njohur të skenës.

Në një moment e ka marrë mikrofonin, reperi i njohur, Noizy, i cili pak përpara se të këndojë ka shkëmbyer shikime dhe buzëqeshje me Borën.

Nuk dihet se cili raporti që dyshja kanë me njëri-tjetrin, por të gjithë janë bërë kuriozë, nëse prej tyre mund të presim ndonjë projekt televiziv ose muzikor. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndonëse kureshtja është e madhe.

Moderatorja Bora Zemani festoi ditën e djeshme 30 vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat, por nuk munguan as surprizat.

Familja Hoxha e ka surprizuar Borën duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, shoqëruar me një pusullë ku shkruhet:

Gëzuar ditëlindjen Bora! Vetëm të mira të presin! Vjollca, Sara dhe Lori Hoxha. Bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale një video të surprizës.

 

 

Author: admin