
BIG BROTHER- Debati mes Antonelës dhe Arjolës ka vijuar edhe ditën e sotme dhe në këtë spektakël është konfirmuar arsyeja e vërtetë.
Sipas Antonelës arsyeja është Atdheu një personazh i njohur për publikun nga emisioni Për’puthen.




Ndër të tjera Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish-konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës.
Lidhur me këtë situatë Arjola thotë se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh. Ajo ka mohuar të ketë gjë mes tyre.




Arjola: Unë nuk e kam zakone të zihem, me mua stop. Ti nuk je e aftë të paragjykosh as gjykosh profesionin Antonela. Sonila Meço: Kjo nuk është betejë nga territore brenda, po flasin për kusure… Arjola: Antonela mund të ketë ndonjë gjë me mua, unë me të jo. Antonela: Është Atdheu, pse po të dridhet goja kur po ta them?! Arjola: Është shoku im, ça ka Atdheu? Është shoku im prej 6 vjetësh, kemi shoqëri të përbashkët dhe e kam njohur kur kam shkuar në Kosovë. S’kam asgjë me të! Antonela: Ke shkuar edhe ke pyet për mua Atdheun gjithë ato herë. Motra e Arjolës i ka shkrujt Atdheut dhe pata një debat me të. Sepse më tha çfarë ke me Arjolën.