Monika Lubonja dhe Donald Veshaj duket se i kanë dhënë fund miqësisë me njëri-tjetrin pasi kanë ndërprerë komunikimin brenda shtëpisë së Big Brother.
Ata duket se janë kthyer në “armiq”, ndërsa aktores nuk i shpëton asnjë moment për tu mbledhë me banorët e tjerë që të komentojë Donaldin. Por asnjëri prej tyre nuk kanë treguar se njihen me njëri-tjetrin, ndonëse prej 1 muaji ndodhen brenda një shtëpie.
Dyshja ka pasur dalje publike për një kohë të gjatë, në “Dance With Me 5”.
Për gjysmë viti, Monika Lubonja dhe Donald Veshja kanë qenë partnerë kërcimi në këtë spektakël, ku falë performancës së mirë me njëri-tjetrin arritën deri në finale.
Por, kjo ‘kimi’ mes aktorëve nuk po reflektohet në “Big Brother VIP” dhe fakti që po e mbajnë të fshehtë njohjen jashtë këtij realit show, ngre dyshime.