Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj, është bërë një emër mjaft i komentuar. Këngëtarja e njohur herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut.
Së fundmi është komentuar shumë për afrimitetin e madh që ka me ish-banorit e BB VIP, Kledi Hysa. Ata të dy janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit, ku shfaqeshin shumë të afërt dhe njerëzit kanë nisur të aludojnë se janë të lidhur.
“Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë pak më herët, ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë. Por dje në një intervistë virtuale në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën.
Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim.
Por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur “Lumturi”.
Por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur “Lumturi”.