Beniada dhe Donaldi i kanë bërë një nga rrengjet më epikes aktores së njohur Monika Lubonja, gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Nuk është hera e parë që e tremben, pasi shpesh ajo ka qenë në qendër të lojërave të banorëve kur vinte puna për të trembur dikë.
Sigurisht pas Sarës, që u vu fillimisht në shënjestër. Këtë herë Beniada ka bërë karremin për Monikën. Ajo kishte mbështjellë një batanije dhe po bënte sikur mbante një pulë brenda saj. Monika kujtoi se Beniada po tentonte ta nxirrte jashtë, si mision nga Vëllai i Madh.
Bukuroshja që ka ardhur nga Italia për të konkurruar në këtë reality show e bëri më së miri pjesën e saj dhe e çoi aty ku donte Monikën. Donaldi më pas “u aktivizua” dhe Monikës u shtang në vend. Aktori dhe Beniada u shkrinë së qeshuri pasi e kryen me sukses misionin e tyre.
Nderkohe, një mision i fshehtë iu ngarkua Monikës, Beniadës dhe Beatrix mbasditen e djeshme. Në shtëpi janë futur lloje të ndryshme kafshësh të cilat vajzat duhet t’i largonin fshehurazi dhe pa u vënë re nga banorët e tjerë. Në fillim ato ia dolën të largonin pulën, më pas delen dhe një qen. Por kafsha e katërt nuk do të ishte sfidë lehtësisht e superueshme sa ato të mëparshmet.
Një gomar u gjend në lavanderi dhe Beniada nuk dinte sesi ta menaxhonte mbajtjen e tij në fshehtësi. Përmasat e tij ishin të tilla sa transportimi i tij pa u vënë re ishte thuajse i pamundur. Pa mundur të gjejë dot një zgjidhje, Beniada e dorëzuar vendosi të hypte mbi gomar dhe të provonte fatin ta nxirrte në korridor.
Sigurisht që menjëherë pas daljes banorët e evidentuan kafshën dhe vrapuan për ta parë nga afër. Me ardhjen e gomarit misioni u deklarua i dështuar duke pasur si rezultat edhe ndërprerjen e tij.