Kledi dhe Anaidi kanë bërë lëmsh gjithë rrjetin ditën e sotme. Ata i dërguan tre balona Donaldit ku në njërën shihet fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhet
“Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 janar”.
Data 9 janar jo më kot ishte shkruar pasi sot ka ditëlindjen Bora dhe ata i kanë dërguar kështu Donaldit një surprizë simbolike kuptimin e të cilës ai e ka kuptuar menjëherë.
Madje ia ka shpjeguar edhe Beatrix të cilës i kërkuar mos të mërzitet. Donaldi i tha këngëtares se kjo surprizë ishte shumë e bukur dhe se ka respekt për Borën.
Nga ana tjetër Beatrix u shpreh se e kupton plotësisht dhe se ai nuk ka pse ndihet në faj, pasi ajo është pjesë e tij: “Data 9 janar është ditëlindja e Borës.
Nuk e di a është koeçidencë apo jo. Por, janë njerëzit që mua më mbështesin. Nuk dua që ti të mërzitesh. Për mua ishte shumë gjë e bukur e gjitha. Dhe sido që të jetë personin jashtë e respektoj”- ka thënë ai.