
Varësja e famshme që Donaldi ia hodhi Borës nga oborri i shtëpisë në atë të Top Channel në tre vjetorin e njohjes u bë histori në vete.
Nga ai moment, prezantuesja është shfaqur në çdo paraqitje të saj me varësen dhuratë.




Njëjtë ndodhi edhe në xhirimet e programit “Përputhen” gjatë javës që lamë pas përfshirë edhe spektaklin “Prime” që u xhirua të Premten dhe u transmetua të Shtunën.
FOTO: Bora të premten dhe të shtunën në “Përputhen”, respektivisht “Përputhen Prime”
Por, pas gjithë asaj afërsie mes Beatrix dhe Donaldit, mesa duket gjërat kanë ndryshuar.




Ndjekësit e kanë pikasur me shumë kurreshtje faktin që varësja mungon sot. Kjo është interpretuar nga ndjekësit si shenjë e zhgënjimit të Borës me sjelljet e Donaldit karshi Beatrix.